Qysh me i ditë simptomat fizike të depresionit?

Shumë prej nesh i njohim simptomat e depresionit.

Por, ndoshta ju nuk e dini se depresioni mund të shoqërohet me shumë simptome të tjera fizike.

Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike e deri te simptomat fizike. Këtu përfshihen:

Kokëdhimbjet: Këto paraqiten pothuajse tek të gjithë njerëzit me depresion. Nëse deri tani keni pasur dhimbje të mëdha të kokës, ato do të duken edhe më të mëdha nëse jeni në depresion.

Dhimbje në shpinë: Nëse tashmë vuani nga dhimbjet në shpinë, do të ishte edhe më keq nëse do të bëheshit depresiv.

Dhimbje muskulore në vazhdimësi: Natyrisht, çdo lloj i depresionit do ta zgjeronte këtë problem.

Dhimbje gjoksi: Gjithnjë duhet të keni parasysh se është me rëndësi vitale kontrollimi i gjoksit nga ndonjë ekspert. Do të mund të ishte shenjë e problemeve serioze me zemër. Por, depresioni mund të ndikoj që problemi të bëhet më i papërshtatshëm dhe dhimbjet të bëhen më të mëdha.

Probleme digjestive: Mund të ndiheni të dobët apo të keni marramendje. Ndoshta keni diarrenë apo do t’iu krijohet një ngërç kronik.

Lodhje: Nuk ka lidhje nëse flini shumë, pasi që prapë mund të ndjeheni të lodhur. Zgjimi nga shtrati në mëngjes mund të duket i vështirë, ndoshta i pamundur.

Pagjumësi: Shumë njerëz me depresion nuk mund të flenë më për shkak të depresionit. Ata ose zgjohen shumë herët, ose nuk i merr gjumi kur hidhen në shtrat. Të tjerët flenë më shumë se normalisht.

Ndryshime në oreks apo peshë: Disa njerëz për shkak të depresionit humbin oreksin apo humbin në peshë. Të tjerët hanë më shumë, si p.sh karbohidrate, dhe shtojnë në peshë.

Marramendje dhe pavetëdije: Për shkak të simptomave që paraqiten, shumë njerëz në depresion kurrë nuk kërkojnë ndihmë, sepse ata nuk e dinë se këto simptoma mund të shkaktohen nga depresioni. Madje shumë mjek nuk mund ti konstatojnë simptomat.

Këto simptome jo gjithnjë shfaqen në kokën tuaj.

Depresioni mund të shkaktoj ndryshime të vërteta në trupin tuaj.

Për më shumë, mund të ngadalësoj proceset digjestive, që mund të rezultojnë në probleme me lukth.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME