Qysh me i ditë aplikacionet e domosdoshme për Android?

  1. Pocket për Android

    Pocket për Android, më herët i njohur si Read It Later, është një aplikacion digjital për etiketim që ju mundëson të “përvetësoni” artikujt, faqet dhe videot që i gjeni në Ueb në mënyrë që t’i lexoni më vonë. Pocket, është gjithashtu i disponueshëm edhe për kompjuter dhe tablet, prandaj ju mund të ruani një artikull me përdorimin e smartfonit tuaj Android dhe pastaj t’i çaseni më vonë nga kompjuteri apo tableti. Dhe më e mira e këtij aplikacioni është se ai mund të ruaj shumicën e përmbajtjes në pajisjen tuaj, dhe ju mund t’i çaseni asaj përmbajtjeje më vonë pa pasur nevojë për një lidhje Interneti—një veçori që është jashtëzakonisht e dobishme për fluturimet e gjata.

2.Watchdog Task Manager për Android

Të gjithë përdoruesit entuziastë të Android, kanë nevojë për një menaxher të mirë detyrash për të monitoruar dhe përshtatur performansën e pajisjes së tyre, dhe për të identifikuar aplikacionet që mund të funksionojnë në prapavijë. Watchdog Task Manager ju mundëson të shihni cilat aplikacione përdorin më së shumti memorje dhe t’i fikni ato nëse nuk ju duhen. Watchdog, ju lajmëron nëse një aplikacion fillon të përdor shumë burime të pajisjes. Versioni i plotë fshinë të gjitha reklamat dhe ju mundëson të fusni në “listë të zezë” cilindo aplikacion kur ai të arrij nivelin e lartë të shfrytëzimit të memorjes.

  1. Instagram për Android

    Për vite me radhë, shfrytëzuesit e iPhone kanë përdorur aplikacionin për ndarje të fotove Instagram. Por tani edhe shfrytëzuesit e Android e kanë mundësinë ta përdorin këtë aplikacion. Softueri është shumë i thjeshtë: Bëni foto, importojini ato në Instagram, zgjedhni një filtrues të caktuar, shtoni një kornizë apo efekt, dhe ndajeni atë me miqtë tuaj. Do të mahniteni se çfarë do të jeni në gjendje të bëni me një imazh.
  2. PicSay Photo Editor për Android

    Aplikacioni PicSay Photo Editor për Android është një vegël editimi për foto që çdo smartfon duhet ta ketë. Versioni falas është i mrekullueshëm për editim themelor, dhe ju mundëson të shfletoni dhe rrotulloni fotot, të shtoni tekst, vendosni “afishe” dhe të aplikoni një gamë filtruesish apo efektesh. Versioni i plotë ofron edhe më shumë veçori, përfshirë mundësinë për të zmadhuar, zvogëluar dhe korrigjuar imazhet.
  3. WeatherBug për Android

    Duke iu falënderuar WeatherBug për Android, kurrë nuk do të ju zë shiu, bora apo breshëri. Versioni falas ofron informacione themelore në kohë reale për më shumë se 10,000 lokacione. Me këtë aplikacion keni çasje në parashikimin e motit, hartat interaktive, mëse 2000 kamera direkte e më shumë. Versioni i plotë heq të gjitha reklamat dhe ju ofron veçorinë e lokacionit tuaj dhe automatikisht azhurnon të dhënat e sakta të motit gjersa udhëtoni nga një lokacion në tjetrin.