Qysh me bo screenshot në Android?

Bërja e screenshot në Android është pak konfuze sepse procesi nuk është i njejtë në çdo paisje të Android. Kështu që ne në vijim do të shfaqim disa mënyra për bërjen e screenshot.

android_awesome

Nëse ju jeni duke përdorur Ice Sandwich (4.0) ose më lartë

Nëse ju keni një telefon me të ri të verzionit Ice Sandwich ose më lart, screenshots janë ndërtuar drejt e në telefonin tuaj! Vetëm shtypni butonin e uljes së zërit dhe butonin i cili hap telefonin tuaj (largon çelësin) në të njëjtën kohë, mbani ata për një sekond, dhe telefoni juaj do të marrë një screenshot. Ajo do të shfaqen në Gallery App-in tuaj për ju për të shpërndarë me këdo që ju dëshironi!

Nëse ju jeni duke përdorur Android 2.3 ose më poshtë

Fatkeqësisht, Android 2.3 ose më poshtë nuk e ka të ndërtuar mundësinë e bërjes së screenshots. Sidoqoftë disa celularë Samsung e kanë këtë mundësi, por varet nga celulari në celular. Për shembull ju mund të shtypni butonin për tu kthyer tek menyja (Home butonin) dhe butonin e hapjes së celularit (larguesin e çelësit) ose (Power butonin) njëkohësisht për të bërë screenshot. Kërkoni në Google për të parë nëse verzioni i celularit tuaj ofron bërjen e screenshot pa instaluar ndonjë program shtesë.

Nëse celulari juaj nuk e ofron këtë mundësi, atëherë ju duhet të shkarkoni një aplikacion për bërjen e screenshot-ve duke klikuar këtu dhe duhet ta instaloni atë në celularin tuaj dhe gjithashtu edhe në kompjuterin tuaj.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME