Qysh me aktivizu Assistive Touch në iPhone?

iPhone ka një mundësi që të mos ta perdorni shumë Home Button që të mos prishet dhe këtë e mundëson përmes “Assistive Touch” që është një opsion, i cili shfaqet tërë kohën në ekran të iPhone dhe ju mundëson përdorimin e disa opsioneve në iPhone. Veçori të tjera përveç Home Button ka edhe Lock Screen, Volume Up-Down, Mute-Unmute, Screenshot, Multitasking.

Qysh me aktivizu Assistive Touch në iPhone?

Hapi 1:
Për ta aktivizuar Assistive Touch prekni në Settings

Hapi 2:
Pastaj shkoni tek “General”

Hapi 3:
Pastaj shkoni tek “Accessibility” dhe ku është “Assistive Touch” prekni për ta ndryshuar në “On”

Ky opsion është mjaft i mirë në raste kur Home Button mundet me pas probleme, i cili është mjaft i përdorshëm.