Qofte me Kunguj

Kjo eshte nje lloj qofteje shume e shijshme qe behet vetem me zarzavate dhe jo me mish.

Permbajtja per 4 persona :

  • 8 kunguj
  • 2-3 qepe normale
  • 2 karrota normale
  • 2 veze
  • koper
  • nenexhik
  • majdanoz i fresket
  • kripe
  • piper i zi
  • miell me sy

Gatimi:  Kungujt ,qepet,karrotat dhe barishtet perzihen te gjitha ne nje ene pasi te jene grire holle.Pasi i shtohen vezet, kripa dhe piperi pritet pak sa te leshoje lengun qe permban ne menyre qe mielli qe do i shtohet me pas te jete ne sasine e duhur per te bere nje brume te pershtatshem dhe jo shume te trashe.Pastaj ju ngelet vetem ti skuqni dhe ti hani me shendet.

Keshille:kjo qofte mund te behet dhe me presh , por ne nje rast te tille nuk perdoret qepe sigurisht:)

Gjithashtu si garniture prane ketyrre qofteve mund te shtoni dhe kos me koper (dhe sipas deshires dhe hudhra te grira holle).

Ju befte mire:)

Blogu privat i autores: www.yummania.wordpress.com

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME