Qengj të Furrës me Patate

Perberesit per 6 – 8 persona:

  •  2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
  • 1 kg patate
  •  5 thelpinj hudhra të prera hollë
  •  1 degë rozmarinë të freskët
  •  lëng i 1 limoni
  •  vaj ulliri
  •  kripë e piper

Grilled steaks, French fries and vegetables

Gatimi:

1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.

2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.

3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.

4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.

5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.

6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.