Qebapa Bosnje

Qebapa Bosnje - receta gatimi

Perberesit:

  • 600 gr mish i grirë qengji
  • 1 kokë qepë
  • 1 lugë erëza të përziera
  • 2 thelpinj hudhër
  • vaj, kripë dhe piper i zi.

Gatimi:

E grijmë qepën dhe e hedhim në enën e thellë me mishin e grirë. Hedhim erëza të përziera, kripë dhe grijmë piper të zi. I shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe i hedhim në enë. Përziejmë me lugë. Vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë. Me dorë marrim nga masa dhe i bëjmë qoftet. Në skarë hedhim vaj dhe në të i pjekim qoftet.

Samunin e presim përgjysmë. Njërën gjysmë e presim përgjysmë për së gjati dhe në të vëmë dy qofte. Samunin e vëmë në dërrasën për servirje, të zbukuruar me dy gjethe sallate jeshile. Në njërin gjeth vëmë një lugë kajmak dhe në tjetrin një lugë ajvar.