Pite Italiane me Spinaq

Pite Italiane me Spinaq - receta gatimi

Perberesit:

  •  1 kg spinaq
  •  400 gr petë të gatshme
  •  11 vezë
  •  250 gr djathë
  •  100 gr parmezan
  •  1 kokë qepë
  •  miell
  •  majdanoz
  •  50 gr margarinë
  •  vaj, kripë dhe piper i zi.

Gatimi:

Në tenxheren në zjarr e vëmë margarinën të shkrihet dhe në të e skuqim qepën. Spinaqin e presim në copë të imëta dhe pasi zbutet qepa, në tenxhere e shtojmë spinaqin e prerë dhe përziejmë. Spinaqin e lëmë të kaurdiset, duke e mbuluar tenxheren me kapak.

Fillojmë me përgatitjen e përmbajtjes për brendi. Në një enë të madhe e grijmë djathin, shtojmë parmezan dhe majdanozin e grirë. Spinaqin e zier dhe të kulluar e shtojmë në enë, thyejmë dy vezë. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Kallëpin për pjekje e lyejmë me margarinë. Hedhim miell në tavolinën e punës, në të e vëmë petën e gatshme dhe e përhapim. Me ndihmën e petëzës, petën e vëmë në kallëpin e lyer me margarinë.

E përhapim edhe copën e dytë të petës. Me ndihmën e pjesës së poshtme të kallëpit ia caktojmë formën dhe, pastaj, e presim me thikë. Mbi petën në kallëp e vëmë përmbajtjen me spinaq. Me lugë, në përmbajtjen bëjmë 8 vrima.

I thyejmë vezët dhe të verdhat e vezës i vëmë në vrimat e bëra. Sipër e vëmë petën e prerë me madhësi të kallëpit. Pjesën e petës që del jashtë kallëpit e paltojmë në formë roleje dhe bëjmë një formë spiraleje rreth pites. Vezën e mbetur e rrahim me furçë. Piten e lyejmë me vezë të rrahur dhe me pirun, në disa vende, e shpojmë petën e sipërme.

Piten italiane me spinaq e vëmë në pjatë për servirje.
Ju befte mire!

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME