Peshk të Rreshkur të Aromatizuar me Erëza

Gatimi i peshkut ne mikrovale i jep atij nje shije sikur te ishte reshkur apo pjekur.Pra perfitoni pak a shume diçka tip, fish-barbecue apo peshk zgare. Pergatitja eshte shume e lehte dhe ju merr pak kohe.

Peshk të Rreshkur të Aromatizuar me Erëza

Perberesit per 2 persona:

  • 2 koca/levrek ose çfare peshku te madh te doni
  • 3-4 thelbinj hudhrash
  • nje grusht gjethe majdanozi
  • curry ose shafran
  • coriander
  • piper i zi
  • kripe
  • vaj ulliri

Gatimi:

Pastrojeni peshkun mire.Pritini gjethet e majdanozit.Rrethojeni peshkun me majdanozin, erezat dhe kripen dhe lereni, ashtu per disa minuta deri sa erezat te te perzihen me peshkun.

Me tej vendoseni ne nje pjate ku do te shtoni dhe pakez vaj ulliri se bashku me hudhrat. Vijeni ne mikrovale dhe kontrollojeni te piqet nga te dyja anet.

Mund ta lini sa minuta te doni, une per vete e lashe pak me shume qe te reshkej disi.