Patëllxhanë me Patate

patellxhan me patate - receta gatimi

Perberesit:

5 patëllxhanë
2 qepë
7 thelpinj hudhre
7-8 speca ( mund të jenë edhe të djegës)
1 filxhan vaj ulliri
2-3 patate
4 domate
1 filxhan kafeje ujë të nxehtë
kripë.

Gatimi:

Qëroni patatet dhe pritini në kuba. Hidhni në një tas, shtoni pak kripë dhe shtypini pak dhe kështu lërini pak për të pritur.

Grini qepët për gjellë, pastroni hudhra, grini specat. Hidhini të gjitha në një tenxhere, shtoni vaj ulliri dhe skuqini.

Shtoni patatet dhe vazhdoni t’i skuqni. Qëroni domatet, pritni në kuba të mëdhenj. Shpërlani patëllxhanët dhe pastaj shtojini në tenxhere.

Pasi t’i skuqni pak, shtoni ujë të nxehtë. Pasi të ziejnë, ulini zjarrin.

Mbyllni kapakun e tenxheres dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten patatet (kur të piqen patatet, dmth., që edhe patëllxhanët janë bërë).
Në fund shtoni kripën.

Kur t’i servoni, mos i përzieni, kujdes mos shtypni patëllxhanët.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME