Panna Cotta

Përbërsit (4 porcione)

  1. 500 ml pana/hopla
  2. 1 shkop vanile (ose disa pika ekstrakt vanile)
  3. 7 gr fleta xhelatinë (te paaromatizuar)
  4. Sheqer, sasia mund të jetë nga 50gr deri në 150gr varësisht nga preferenca
  5. Fruta te sezonës, krem karamel, apo ndonjë sos frutash sipas dëshirës

Pana Cotta

Gatimi:

  1. Xhelatinën zhyteni në ujë të ftoftë dhe lëreni derisa të zbutet, rreth 10-15 minuta
  2. Filloni të zieni panën/hoplan, vanilën, dhe sheqerin në një tenxhere. Mund të shtoni sheqerin gradualisht derisa të arrini ëmbelsinë e dëshiruar. Përzieni vazhdimisht.
  3. Kur të nxehet krema dhe fillon të vlojë butësisht, atëhere largoni shkopin e vaniles, ndaleni zjarrin. Nëse fleta e xhelatines është zbutur atëherë shtrydheni lehtësisht nga uji dhe shtojani panës. Përzieni derisa të tretet.
  4. Derdhni masën në enë të vogla, mbuloni me kapak ose mbështjellse kuzhine, dhe lërni të ftohen në frigorifer për disa orë. Nëse nuk i mbuloni enët atëherë mund t’ju marrin erëra të ushqimeve në frigorifer. Për rezultatet më të mira, pregatini Panna Cottan një ditë më herët dhe lëreni në frigorifer gjatë tërë natës.
  5. Panna Cotta mund të shërbehet me pak krem karamel, fruta mali, ose salcë frutave sipas dëshirës.