Musaka me Bukë Bajate

Musaka me Bukë Bajate - receta gatimi

Perberesit per 4 persona:

  •  1/2 kg mish i grirë
  •  ½ bukë bajate
  •  4 vezë
  •  100 ml qumësht
  • 1 kokë qepë
  •  200 gr kaçkavall
  •  1 lugë erëza të përziera
  •  vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Pastaj, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.

Ndërkohë, bukën e presim në feta, të cilat i rendisim në tavën qeramike, në të cilën kemi hedhur vaj. Mishin e grirë dhe qepën e skuqur e hedhim sipër fetave të bukës. Sipër vëmë edhe një shtresë feta buke.

I thyejmë vezët në enë të thellë, hedhim një lugë erëza të përziera, e shtojmë qumështin dhe i rrahim me tel kuzhine. Këtë masë e hedhim në tavë sipër fetave të bukës. Sipër grijmë kaçkavall. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.

Musakën e presim në copë. Tri copë musake me bukë bajate vëmë në pjatën për servirje. Mes copëve të musakës zbukurojmë me keçap. Sipër keçapit vëmë kokrra kapari.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME