Marmelatë nga boronicat dhe farat chia

Kur njëherë ta provoni këtë ëmbëlsirë, kurrë nuk do të dëshironi të blini lyerje tjetër, përbërja e së cilës është e pasur me sheqerna dhe me shurupe me fruktozë të lartë

Për përgatitjen e kësaj lyerjeje të thjeshtë dhe të shijshme ju nevojiten fara chia, të cilat janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për pektine dhe pemët tuaja të preferuara, sipas dëshirës, transmeton Qysh Me

Pekmezi është i ëmbëlsuar me mjaltë (në vend të mjaltit mund të përdorni edhe ëmbëltues të tjerë bimorë, sipas dëshirës shurup panje, stevie) i bërë për vetëm 30 minuta.

Bashkë me gjithë këto përmban shumë nutrienë, yndyra të shëndetshme, fibra dhe albumina.

Kjo lyerje mund të shërbejë bashkë me ëmbëlsirat tuaja të preferuara dhe t’i përdorni në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Përbërësit:

– 500 g boronica shtëpiake,
– lëng i 1 limoni,
– kore e gërryer e limonit të paspërkatur,
– 5 lugë mjaltë,
– 3 lugë fara chia.

Përgatitja:

Në tenxhere për zierje shtoni boronicat, lëngun e limonit lëvoren e gërryer dhe mjaltin. Të gjitha përzieni mirë.

Me shtypëse për pure grimconi boronicat deri sa të bëhen tretje e dëshiruar.

Zieni në zjarr mesatar rreth 25 – 30 minuta, duke i përzier vazhdimisht derisa tretja të dendësohet.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Kur tretja të ftohet qiteni në enë të sterilizuar qelqi dhe shtoni farat chia.

Përzieni dhe mbani në frigorifer rreth 14 ditë. /Telegrafi/

The post Marmelatë nga boronicat dhe farat chia appeared first on Qysh Me