Makarona me Speca dhe Patëllxhanë

makarona me speca patellxhan - receta gatimi

Perberesit:

  •  1.2 kg makarona
  •  1 kokërr qepë e prerë hollë
  •  1 spec i kuq i prerë hollë
  •  1 spec i verdhë i prerë hollë
  •  2 patëllxhanë të prerë hollë
  •  ½ kg domate të prera hollë
  •  2 lugë majdanoz, gjysmë filxhani vaj ulliri, 1 majë luge me spec djegës e kripë.

Gatimi:

1. Në një tigan kaurdisni qepën. Shtoni specat, domatet, patëllxhanët, specin e djegës dhe pak kripë.

2. Lëreni masën të ziejë derisa të mpikset.

3. Në një tenxhere zieni makaronat.

4. Kur të jenë gati, hidhuni sipër salcën e përgatitur.

5. Gatimi shërbehet duke e spërkatur me majdanoz të prerë hollë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME