Koca ne Tigan


Ky gatim mund te behet dhe me peshq te tjere te medhenj si levrek etj.Madje dhe me peshq normale dhe te vegjel.Secili ka lezetin e vet.Mua me pelqen se eshte i shijshem dhe i shendetshem , por me e rendesishmja eshte e shpejte dhe praktike.

Pergatitja per 4 persona:

  • 4 koca (ose çfaredolloj peshku i madh ,per peshqit e vegjel vendoseni vete:)
  • 2 luge te medha vaji ulliri
  • 1,5 luge e madhe uthull
  • thelbinj hudhrash
  • gjethe dafine
  • kripe,
  • piper i zi
  • 200 gr uje

Gatimi: Vijeni peshkun ne tigan pastaj shtoni tere asortimentet e tjera dhe lereni te zjeje ne zjarr te lehte.Servireni te ngrohte.Prane saj si garniture mundte vini dhe patate te ziera ku dhe atyre mund ti hidhni nga lengu i gjelles.Une dje nuk kisha dafine ndaj e shoqerova me nje lloj bime qe quhet lakerishte (watercress) se ketu ate perdorin kur hane peshk.Sigurisht qe kete e perdora te gjalle nuk e zjeva.Gjithashtu edhe rrepa e kuqe perdoret me peshkun ketu.

Jua rekomandoj kete miq.Ju befte mire:)

P.S: Une u detyrova ta ndaj peshkun me dysh ndaj ka dale pak si rremuje ne foto, e megjithate shija nuk ka te share 🙂

Blogu privat i autores: yummania.wordpress.com

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME