Kanelone

kanelone - receta gatimi

Perberesit:

  • 500 gr miell
  •  3 vezë
  •  500 gr mish i grirë
  •  3 filxhan qumësht
  •  100 gr kaçkavall
  •  250 gr gjizë pa kripë
  •  100 gr gjalpë, salcë domatesh
  •  2 lugë miell
  •  1 kokërr limon
  •  kripë, piper.

Gatimi:

Zihen brumi me një vezë dhe një filxhan qumësht. Ndahet në pjesë dhe hapen petë me trashësi 3-4 mm.

Priten petët në copa me madhësi 15×7 cm dhe hidhen të ziejnë në ujin që valon. Kur dalin në sipërfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mënjanë.

Përgatitet mbushja: skuqet mishi në 50 gr gjalpë, shtohet salca e domates e tretur nën ujë, kripa e piperi. Pasi të avullojë uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet. Përzihet mishi me gjizën dhe gjysmën e kaçkavallit.

Mbushja e përgatitur hidhet me lugë të vogël në të gjitha petat e ziera, të cilat palosen 2 herë dhe vendosen në tavë.

Përgatitet beshameli: 2 filxhanë me qumësht përzihen me 50 gr gjalpë dhe 2 lugë miell. Kjo masë vendoset në zjarr dhe përzihet derisa të marrë valë.

Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lëngu i limonit dhe kripa. Përzihet mirë dhe hidhet sipër kaneloneve. Në fund hidhet pjesa tjetër e kaçkavallit. Piqen derisa të zënë një cipë të artë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME