Japrakë Gucie

Japrakë Gucie - receta gatimi

Perberesit per 4 persona:

  •  1 kokë lakër jeshile
  •  400 gr tul lope
  •  2 kokë qepë
  •  80 gr oriz
  •  majdanoz
  •  200 gr shirita proshute
  •  1 lugë miell
  •  vaj
  •  kripë dhe piper i zi

Gatimi:

I ndajmë gjethet e lakrës, ua presim damarët dhe i kaurdisim në ujë të valuar. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Mishin e presim në kube, të cilët i shtojmë në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. E shtojmë orizin dhe majdanozin e grirë.

Sipër një gjethi lakre vëmë nga masa me mish dhe oriz dhe i mbështjellim japrakët. Të njëjtën gjë e bëjmë me gjethet dhe masën e mbetur. Mbështjellim nga dy copë proshutë, të cilat i vëmë mes japrakëve. Në tenxhere hedhim ujë, sa për ti mbuluar japrakët. Sipër vëmë një gjeth lakre jeshile dhe një pjatë. Tenxheren e vëmë në zjarr.
Japrakët i ziejmë 2 orë.

Në tiganin në zjarr hedhim vaj. Në vajin e nxehtë e skuqim miellin. Grijmë piper të zi. Këtë fërgesë e hedhim në tenxhere. E nxjerrim pjatën nga tenxherja dhe pas disa minutave, e heqim tenxheren nga zjarri.

Në tenxhere tjetër me ujë të valuar në zjarr përziejmë pandërprerë me tel kuzhine dhe e hedhim pluhurin për pure. Pasi pureja bëhet e dendur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Nxjerrim disa japrakë nga tenxherja dhe e vëmë në pjatën për servirje. I servirim edhe copët e proshutës dhe purenë. Zbukurojmë me dy degë kopri dhe dy domate.