Qysh me i rregullu fotografitë online me Web Camera360?

Ekzistojnë aplikacione të shumta online që ofrojnë editimin e fotografive me mundesi nga më të ndryshmet.

Camera360 është aplikacion shumë i popullarizuar për telefona mobil me sistem operativ iOS, Android, dhe Windows Phone.
Web Camera360 është versioni online i këtij aplikacioni, të cilin mund ta përdorni në kompjuter.

web camera360

Pasi të keni upload-uar imazhin, në anën e djathtë shfaqet paneli i opcioneve për editim.

Web-Camera360 Interface

Me Web Camera360 mund të shtoni efekte të shumëfishta si dhe të përshtatni kontrastin, mprehtësinë apo nivelet e ekspozimit.

Web-Camera360 Advanced

Për ta bërë më të lehtë përdorimin e Web Camera360, mund të përdorni efektet e gatshme që ofron ky aplikacion.

Camera360 Effects