Hallve me Irmik

Irmiku (edhe ne shqip perdoret me te njejtin emer, ndersa ne anglisht i thone semolina) eshte nje lloj mielli gruri, me i madh dhe me i forte se mielli normal. Ketu ne Turqi e perdorin per te bere hallva ose dhe embelsiren e revanise. Sot une do t’ju tregoj hallven e irmikut qe ne fakt ketu e bejne ne menyra te ndryshme po une do ju tregoj juve ate me te shendetshmen.

 

 

Perberesit per 4-5 persona:

  •  1/2 kg irmik
  • 1 kg qumesht
  • sheqer sipas deshires
  • gjalpe sipas deshires
  • pluhur arre kokosi
  • kanelle pluhur
  • arra,
  • lajthi,
  • bajame

Gatimi: Perzijeni irmikun mire ne gjalpe deri sa te marre nje ngjyre kafe te lehte (jo shume te erret se digjet pastaj:) dhe beni kujdes qe te jete kokrra kokrra pra ti ndjeni kokrrat veçe veç teksa e perzjeni.Ne nje tas me vete pergatisni qumeshtin, sheqerin dhe pluhurin e arres se kokosit.Eshte me mire te jene perzjere mire perpara se te hidhen mbi irmikun e skuqur.
Ne momentin qe irmiku eshte gati hidhini siper lengun me qumesht, sheqer e pluhurin e arres se kokosit qe sapo pergatitet.Ne te njejten kohe mund ti shtoni dhe arrat apo lajthite. Servireni te ngrohte dhe shtojini dhe kanelle siper per ti shtuar lezetin:)

Blogu privat i autores: yummania.wordpress.com

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME