Gjellë me bizele, patate dhe karrota

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Gjelle me bizele, karrota dhe patatePer nga shija kjo gjelle te kujton pranveren… bizelet e sapodala, te vogla, te cilat shoqerohen mrekullisht me patatet dhe karrotat dhe aromatizohen me koper te fresket. Kur eshte sezoni i tyre, une ble 5 apo 6 kg, i qeroj, i ndaj neper racione me nga 250gr dhe i fus ne ngrirje ku mund te ruhen edhe per 1 vit.
Mund te blini edhe bizelet e ngrira qe gjeni neper raftet e akullit ne supermarket, te cilat jane po aq te shijshme sa ato te fresketat (gjithmone duke supozuar qe nga momenti i vjeljes deri ne ngrirje nuk ka kaluar me shume se 2 ore)!

Perberesit

  • 300gr mish viçi, te ndare ne 4 racione ose ne copa te vogla
  • 250gr bizele te ngrira (ose te fresketa)
  • 3 patate, te ndara ne 6 pjese
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 2 qepe te njoma, te prera holle
  • 1 dege selino, e prere holle
  • 1 luge gjelle koncentrate domatesh
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • koper e fresket, e grire imet

Ne nje tenxhere (une preferoj gjithmone tenxheren me presion pasi me shkurton shume kohe) kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe selinon, shtojme mishin dhe e skuqim per pak minuta duke e kthyer nga te gjitha anet. Shtojme rreth 1.5 liter uje, koncentraten e domateve, kripe, dhe i ziejme per rreth 1 ore ne tenxhere normale apo gjysme ore ne tenxhere me presion.

Shtojme se fundi edhe perimet: bizelet, karrotat, patatet, bashke me kopren e grire dhe i ziejme akoma edhe per 10-15 minuta.  Nese gjella ka dale shume e lengshme, e leme te zieje derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

E sperkasim me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te ngrohte.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME