Fergese (Ne stilin Turk)

Kjo fergese eshte pak a shume si e jona vetem se nuk perdorin gjize apo djathe si ne .per kete arsye une perhere e  shoqeroj me djathe.

Perberesit per 4 persona: 

  • 6 speca jeshile nga ata te gjatet
  • 3-4 domate te pjekura
  • 4 veze
  • majdanoz mund ti shtohet siper
  • kripe
  • spec djeges (sipas deshires)

Gatimi: Se pari skuqen specat , pastaj pasi jane zbutur disi ato hidhen dhe domatet dhe lihen deri sa te zbuten si palce.Hidhni specin djeges dhe kripen dhe perzijeni.Me tej hidhen vezet dhe lihen syze apo perzihen sipas deshires tuaj. Nga fundi fare shtoni dhe majdanozin. Hajt ju befte mire:)

Blogu privat i autores: yummania.wordpress.com