Fasule me mish të thatë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Fasule me mish te thateBesoj se nuk ka familje shqiptare qe te mos gatuaj fasulet te pakten 1 here ne 10 dite apo 2 jave, sidomos tani ne dimer. Ne po ju sjellim nje tjeter variant te fasuleve me mish te thate. Receta eshte marre nga blogu i Ballakumes dhe eshte modifikuar nga UneGatuaj bazuar ne shijet personale.

Perberesit

  • 250gr fasule te thata
  • 1 qepe mesatare
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 100gr mish te thate
  • 2 luge salce domatesh
  • pak spec te kuq jodjeges (paprika)
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

I vendosim fasulet ne nje tas te mbushur me uje te ftohte dhe i leme per gjithe naten ne menyre qe te zbuten.

Te nesermen, i kullojme, i shplajme dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte te bollshem bashke me qepen e prere ne copa te trasha. E vendosim tenxheren mbi zjarr dhe e ziejme per afer 2 ore ne zjarr mesatar, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Presim ne rrathe preshin dhe ne kubik mishin e thate. I kaverdisim ne pak vaj ulliri dhe ja shtojme fasuleve. Shtojme edhe salcen e domateve, specin pluhur jodjeges dhe pak kripe dhe i ziejme fasulet edhe per 20 minuta te tjera.

I servirim te ngrohta sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe vaj ulliri ekstra te virgjer.

Salce fasuleshMe fasulet qe na teprojne, mund te bejme nje salce shume te shijshme fasulesh te cilen e servirim mbi buke te thekur: I reduktojme fasulet ne pure me ndihmen e nje mikseri elektrik dhe lyejme me te buken duke e shoqeruar me feta qepe te kuqe dhe feta