Çka është switchi?

Definicioni: Switch-i eshte paisje hardverike qe lidhe dy e me shume kompjuter ndermjet vete ne nje rrjete lokale (LAN). Teknikisht, switch-at operojne ne layer-in e dyte (Data Link Layer) te OSI modelit.

cka eshte switch

Switch-at e kryejne pothuajse punen e njejte si Hub-at, por switch-at ne pergjithesi jane me intelegjent (dhe kane cmim pak me te larte) se hub-at. Perkunder hub-ave, switch-at kane aftesi te inspektojne paketat me te dhena te cilat pranohen, ku kuptojne burimin dhe destinacionin te cdo pakete, dhe i percjellin tek paisjet e duhura. Pra perkunder hub-it, switch-i duke derguar paketat vetem te paisjet qe destinohen paketat ruan bandwidth-in dhe ofron performance me te mire se hub-i.

Njelloj si hub-i, ethernet switch-at jane implementimet me te zakonshme. Shumica e Ethernet switch-ave perkrahin ose 10/100 Mbps Fast Ethernet apo 10/100/1000 Mbps Gigabit Ethernet standarde.

Switch-at dallojne nga madhesia dhe rrjedhimisht edhe nga portet. Shumica e switch-ave per konsumator ofrojne 4 deri ne 8 porte per paisje Ethernet. Switch-at mund te lidhen me njeri tjetrin si zingjire ne menyre qe te shtohet numri i pasijeve te lidhura ne rrjete.