Çervish Kavaje

Perberesit per 4 persona:

  •  ½ kg tul viçi
  •  100 gr miell
  •  50 gr gjalpë
  •  7 thelpinj hudhër
  •  300 gr trahana
  •  2 vezë
  •  300 ml shtalpë
  •  3 lugë uthull molle
  •  vaj, kripë dhe piper i zi.

Gatimi:

Mishin e presim në kube, hedhim mbi to kripë, i kalojmë në miell, në të verdhat e vezëve të rrahura dhe i skuqi m në gjalpë.

E ziejmë trahananë dhe e kullojmë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë trahananë e kulluar. E shtojmë hudhrën e prerë në copë dhe uthullën. Hedhim kripë.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe në të e derdhim përmbajtjen nga tigani. I rrahim të bardhat e vezës me pirun dhe i hedhim sipër përmbajtjes në enë. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Çervishin e presim në copë. Shtalpën e mbushim në shiringë kuzhine dhe me të e zbukurojmë çdo copë çervishi. Sipër shtalpës vëmë nga një degë majdanozi dhe një fetë rrepe të kuqe.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

Këshillë: Specat e kaurdisur apo të zier mund ti përdorni me salcë domatesh, ose me ullinj (në pica).

Fjalori:
Trahana: Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e tharmohet.
Shtalpë: Ajkë qumështi e trashë; salcë kosi e yndyrshme.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME