Raiffeisen Bank

Qysh me menaxhu llogarinë përmes e-banking të Raiffeisen Bank?

Raiffeisen E-banking është sistem elektronik i pagesave i dizajnuar nga banka me qëllimin që t`ju ofrojë fleksibilitet në realizimin e transaksioneve bankare.

Përmes Raiffeisen E-banking ju mund të kryeni shërbime të shumta bankare në çdo kohë, pa pasur nevojë të jeni prezent në ndonjërën nga degët tona.

Ky shërbim përmes formës së avancuar vizuale ju ofron mundësinë që ju të:

– Menaxhoni llogaritë tuaja

– Rishikoni bilancin e llogarive dhe transaksionet e realizuara

– Ekzekutoni transfere vendore dhe ndërkombëtare;

– Shtypni pasqyrën e llogarisë dhe informatat nga pagesat e ruajtura

– Realizoni GIRO pagesa

– Realizoni pagesat komunale, taksat dhe kontributet pensionale

– Informoheni mbi gjendjen e kredive në bankë

e-banking-new-generation_887034

Poashtu, si rezultat i avancimit të aplikacionit, tanimë ju ofrohen edhe funksionet shtesë si:

– Mundësia e krijimit të urdhëresave automatike

– Mundësia e afatizimit të mjeteve, direkt përmes E-Banking

– Informatat e kursit të këmbimit në valuta të ndryshme dhe kalkulatori për konvertim

– Shkëmbimi i mesazheve elektronike me zyrtarët e bankës në çdo kohë, 24/7

– Informatat mbi produktet dhe kampanjat e ndryshme

– Informatat e përdoruesit dhe detajet e kyçjes së fundit në aplikacion

– Ndërrimi i fjalëkalimit

– Paraqitja në mënyrë grafike e pasqyrës së llogarisë dhe ratave të këmbimit

– Menaxhimi i përfituesve

 

Për më shumë informata rreth këtij shërbimi, ju lutemi vizitoni web faqen tonë www.raiffeisen-kosovo.com apo telefononi në Qendrën kontaktuese 038 222 222.

Qysh me realizu transaksione bankare përmes SMS?

Kur ke telefon dhe llogari bankare, atëherë gjërat thjeshtohen për të menaxhuar llogarinë bankare, dhe kjo mundësohet nga SMS Banking. Shërbimet e SMS Banking operojnë në mënyrë të dyanshme. Njëra është duke dërguar ju SMS tek banka për të kryer transaksione të kufizuara ndërsa tjetra është kur banka ju dërgon SMS ju për të ju …

Qysh me realizu transaksione bankare përmes SMS? Read More »

Qysh me kontaktu qendrën kontaktuese të Raiffeisen Bank dhe për çka?

Është shumë normale që shpesh herë të kemi dilema për produkte dhe shërbime të ndryshme dhe çuditërisht hezitojmë t’i kontaktojmë personat përgjegjës. Kjo, normalisht, nuk duhet të ndodhë pasi që ekzistojnë qendrat e thirrjeve enkas për këto punë dhe e gjitha kjo shkon në benefitin tonë pasi që kursejmë kohë dhe mund nëse shumë punë i …

Qysh me kontaktu qendrën kontaktuese të Raiffeisen Bank dhe për çka? Read More »

Qysh me investu në bursat botërore?

Banka Raiffeisen Kosovë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për produktin e ri, që ju mundëson qasje në tregjet financiare. Ju tani mund të bleni aksione në Facebook, Google dhe mbi 20 mijë lloje të aksioneve që tregtohen në bursa si DOW JONES, XETRA, NASDAQ etj, duke përfshirë edhe Bono Thesari të Republikës së Kosovës. Për më …

Qysh me investu në bursat botërore? Read More »

Qysh me pagu mbushje të telefonit me SMS përmes Raiffeisen Bank?

SMS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të …

Qysh me pagu mbushje të telefonit me SMS përmes Raiffeisen Bank? Read More »

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME