Byrek dy në një

Perberesit per 6-8 persona:

Për brumin 350 gr. miell

  • 1 lugë ëmbëlsire kripë 150 gr. gjalpë
  • 10 me 12 lugë gjelle me ujë të ftohtë

Për mbushjen me spinaq

  • 700 gr. spinaq i pastruar
  • 3 lugë gjelle me margarinë 1 qepë e grirë
  • 2 thelpinj hudhër, të prerë hollë
  • 3-4 feta sallam të prerë në formë katrore 3 lugë gjelle qumështi
  • 2 vezë
  • 1 filxhan djathë i grirë

Për byrekun me djathë 3 lugë gjelle margarinë

  •  4-5 lugë gjelle miell
  •  1 litër qumësht
  •  4 vezë
  •  300 gr. djathë i bardhë i grirë 200 gr. kaçkavall i grirë kripë dhe piper

Gatimi:

1. Në një enë hidhni miellin dhe kripën. Më pas shtoni me duar gjalpin dhe e punoni masën deri sa të shihni se thërrmohet në copëza. Hidhni ujin në këtë masë, e përzieni me një lugë druri. Brumin e mblidhni në formë të rrumbullakët dhe e lini të mbuluar për afro 30 minuta.

2. E hapni brumin në petë dhe i shtroni ato në një tepsi, e cila më parë është lyer me gjalpë. E shponi me pirun dhe e ndani më dysh. Në anë të saj vendosni letër alumin i, të cilën e keni palosur 2-3 herë. Kujdesuni që letra të ngjisë mirë tek brumi.

3. Përgatisni byrekun me spinaq, e shtrydhni mirë spinaqin dhe e prisni hollë. E hidhni atë në tenxhere së bashku me margarinën, qepën, hudhrën dhe sallamin. Rrihni vezët me qumështin, kripën dhe piperin dhe i hidhni më pas në masën e përgatitur.

4. Për byrekun me djathë: shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni miellin dhe e përzieni deri sa të tretet. Më pas shtoni në mënyrë të ngadalshme qumështin e nxehtë dhe e përzieni vazhdimisht. E lini kremin për disa minuta në zjarr dhe menjëherë më pas e largoni dhe hidhni në të vezët, djathin, kripën e piperin. I përzieni të gjitha këto.

5. Zbrazni masën me spinaq në gjysmën e tepsisë dhe hidhni për sipër djathin. Ndërsa në gjysmën tjetër hidhni masën me djathë. E piqni byrekun në temperaturë 220 gradë për rreth 30 minuta.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME