Buke me Veze dhe Spinaq

Buke me Veze dhe Spinaq  - receta gatimi

Perberesit per 4 persona:

  •  1/2 kg spinaq
  •  e 1 bukë
  •  200 gr kaçkavall
  •  5 vezë
  •  300 ml shtalpë
  •  50 gr miell
  •  vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

E kaurdisim spinaq in në ujë të valuar, e kullojmë, e presim në copë të imëta dhe e skuqim në vaj në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. E grijmë kaçkavallin dhe e shtojmë në tigan. Tiganin e heqim nga zjarri dhe shtojmë në të 100 ml shtalpë dhe miellin.

Bukën e presim nga dy feta të bashkuara, si për sandviç. I mbushim me masën me spinaq. I rrahim vezët me pirun. Çdo sandviç me bukë e kalojmë në vezët e rrahura dhe e skuqi m në vaj. Pasi skuqen, i nxjerrim nga tigani dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për tua mpirë yndyrën.

Bukët me vezë me spinaq i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Pjatën e zbukurojmë me dy gjethe sallate jeshile dhe me shtalpë.