Bërxollë viçi

Përbërësit:

  • 1 kg bërxollë
  • 300 gr këpurdha
  • 3 lugë pastë domatesh
  • 2 lugë senf,
  • 2 thelpinj hudhër
  • Miell
  • Vaj
  • Flet dafine
  • Erëza dhe kripë

berxolle vici - receta gatimi

Gatimi:

Rrahni bërxollat, kriposni dhe valëvitni nga njëra ane në miell. Në vajin mesatarisht të nxehtë i fërgoni së pari nga ana me miell, dhe pastaj i fërgoni edhe nga ana tjetër deri sa të skuqen. Bërxollat i vendosni në një enë të nxehtë. Në të njejtin vaj i shtoni hudhrat e shtypura, dafinën dhe puron e domates, si dhe senfin. Vendosni mbi bërxollat, shtoni uje dhe pak para përfundimit shtoni edhe këpurdhat.