Bajadera


bajadera - receta gatimi
Përbërësit
:

  • 300 gr keksa të bluar
  • 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
  • 200-300 gr sheqer
  • 250 gr margarinë
  • 200 gr çokollatë
  • 1,5 dcl ujë
  • *Kremi për lyerje të siperfaqes: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Gatimi:

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet.
Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë. Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj, – Përzihet mirë dhe lihet të ftohet pak pastaj , lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës.
Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME