Adana qebap: Recetë origjinale për ushqimin më të popullarizuar turk!

Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta

Përbërësit:

– 1,5 kg mish viçi të bluar;
– 2 speca të kuq;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– një lugë e vogël kripë;
– 1 lugë lëng domateje;
– 1 lugë e vogël trumzë,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;
– 1 lugë e vogël piper.

Përgatitja:

Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta.

Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë.

Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen.

Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë.

Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila,

Ju bëftë mirë, – transmeton Qysh Me.

The post Adana qebap: Recetë origjinale për ushqimin më të popullarizuar turk! appeared first on Qysh Me.