Qysh Me - Kërko - Ushqimet që ua përmirësojnë disponimin 
Kyçu

Ushqimet që ua përmirësojnë disponimin

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 09 May 2019 | 05:29

A e dini se edhe ushqimet mund t'jua përmirësojnë disponimin? Nëse ndiheni të mërzitur, apo edhe në depresion, atëherë para se të filloni të pini ilaçe, provoni t'i konsumoni këto ushqime.

01 nga 05DREDHËZAT, PORTOKAJTË DHE MANGO

Vitamina C ka ndikim të madh në forcimin e imunitetit, por po ashtu e rritë edhe disponimin tonë. Ky antioksidues i fuqishëm është dëshmuar se zvogëlon simptomat e depresionit, duke luftuar radikalet e lira. Sasi të mëdha të vitaminës C gjenden në dredhëza, portokaj, por edhe në mango.

02 nga 05ARRAT DHE FARAT E KUNGULLIT

Doni të jeni në disponim të mirë? Atëherë hani arra, apo fara të bardha, të kungullit. Këto fruta të mrekullueshme përmbajnë shumë thartira yndyrore omega 3, për të cilat është parë se e përmirësojnë disponimin edhe te njerëzit që ka kohë që janë në depresion.

03 nga 05ELBI

Elbi është një ushqim i mrekullueshëm, meqë mund të kombinohet me gjësende të tjera ushqimore, por edhe për shkak se e ngrit shumë shpejt disponimin. Elbi përmban përbërës, të cilët e stimulojnë trurin tonë, që të fillojë me lirimin e hormonit të lumturisë, serotoninës. Ky efekt arrihet shumë shpejt, prandaj elbi është ideal për përmirësimin e shpejtë të disponimit.

04 nga 05SELINOJA

Edhe nëse keni hëngër drekë, por ende nuk është koha e darkës, atëherë urinë mund ta shuani me selino. Kjo perime e shëndetshme ju ndihmon në largimin e stresit dhe në qetësimin e qelizave të gjakut. Është parë se selinoja e ul nivelin e hormonit të stresit në gjak.

05 nga 05MISHI ORGANIK

Mish organik është mishi i kafshëve që janë rritur duke u ushqyer me bar. Bari rrit nivelin e thartirës omega 3 në organizmin e kafshës dhe zvogëlon përqindjen e yndyrave jo të shëndetshme. Një studim i ri tregon se konsumimi i mishit organik zvogëlon rrezikun nga depresioni. 

Komentet

Të Ngjajshme