Qysh Me - Kërko - Qysh me kontrollu pastërtinë e mjaltit? 
Kyçu

Qysh me kontrollu pastërtinë e mjaltit?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 09 May 2019 | 05:24

Mjalti jo i pastër dhe i rrejshëm në kohët e sodit është një përditshmëri në tregun tonë, megjithëse të gjithë e dëshirojnë mjaltin e bletës, të pastër qind për qind. Është e vështirë ta identifikosh mjaltin e mirë, por ekzistojnë disa mënyra, me ndihmën e të cilave do ta dini çfarë lloji të mjaltit keni blerë.

01 nga 03KONTROLLOJENI ETIKETËN!

Do të befasoheshit se sa shumë njerëz nuk e shikojnë fare etiketën e prodhimit që e blejnë. Kontrollojeni etiketën dhe listën e përbërësve. Ndoshta prodhimi ka aditiv.

02 nga 03BLINI MJALTË TË KRISTALIZUAR!

Mjalti i kristalizuar është gjithmonë i pastër. Nëse dëshironi të jini të sigurt se keni blerë mjaltë të pastër, mënyra e vetme është të blini mjaltë të kristalizuar.

03 nga 03TESTOJENI MJALTIN E BLERË!

Nëse në etiketë shkruan se është i pastër, ekzistojnë mënyra të thjeshta për ta vërtetuar këtë. Mjaltin e zhytni në një gotë me ujë të ftohtë, nëse mjalti nuk është i pastër, ai do të zhytet në fund të gotës me ujë.  

Komentet

Të Ngjajshme