Qysh Me - Kërko - ‘Ilaçet’ shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja 
Kyçu

‘Ilaçet’ shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 09 May 2019 | 05:27
01 nga 04Majdanozi

Majdanozi është bima më e njohur e gjelbër që e largon erën e keqe nga goja. Por, si "ndihmë e parë" mund të shërbejnë edhe disa bimë të tjera. Menta, bima e dragoit, rozmarina, po ashtu mund të përdoren për t'u përtypur apo të zhyten në ujë të nxehtë dhe të pihen si çaj.

02 nga 04Jogurti

Niveli i lartë i sulfitit të hidrogjenit në gojë është njëri ndër shkaktarët e erës së keqe. Jogurti vepron ashtu që zvogëlon nivelin e kësaj substance dhe eliminon bakteret jo të shëndetshme. Ekspertët thonë se jogurti është preventivë e mirë kundër sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, për shkak të vitaminës D që e përmban.

03 nga 04Pemët dhe perimet "kërcëlluese"

Mollët, selinoja dhe karotat rrisin sekretimin e pështymës në gojë, e cila ka rëndësi për eliminimin e baktereve të këqija.

04 nga 04Xhenxhefili

Përpos që preferohet si ilaç për problemet me lukth, xhenxhefili është efikas edhe në luftë kundër erës së keqe të gojës. Mund të përgatitni preparat për shpëlarjen e gojës, ashtu që copat e xhenxhefilit të freskët i përzieni me limon dhe me ujë të nxehtë.

Komentet

Të Ngjajshme