Qysh Me - Kërko - Dieta me limonadë 
Kyçu

Dieta me limonadë

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 09 May 2019 | 05:31

Personalitete të njohura e kanë aplikuar të ashtuquajturën 'dieta me limonadë', e cila i heq shpejt kilogramët e tepërt, por është larg principit të ushqimit të shëndetshëm. Ndërsa, as rezultatet e dietës (me siguri) nuk do të zgjasin shumë. Dieta me limonadë (emërtimi tjetër 'Master Cleanse') parashikon vetëm lëngje në vend të ushqimit. Përbëhet prej tre 'përbërësve': limonada si lëng, ujë të njelmët dhe çaji që pastron organizmin. Rezultati është i thjeshtë: për 10 ditë apo më shumë, në mënyrë drastike do të humbni në peshë, si dhe do ta detoksoni sistemin tuaj tretës, do të mbeteni me energji, vital, të lumtur, si dhe do ta largoni ëndjen për ushqimin jo të shëndetshëm. Gjithçka kishte filluar me librin e Stenli Burougs "Mjeshtri për pastrim". Ekzistojnë shumë lloje të kësaj diete. Piter Glikman ka shkruar librin "Humbni në peshë dhe jini të lumtur pas dhjetë ditëve", por ekzistojnë edhe uebsajte si të humbni në peshë përmes kësaj diete.

01 nga 03A FUNKSIONON KJO DIETË?

Pasi që në organizëm shtohet një sasi kaq e vogël e kalorive, me siguri relativisht shpejtë do ta humbni një pjesë të peshës. Po ashtu do ta zvogëloni peshën e muskujve dhe eshtrave, por edhe sasinë e ujit në trup. Mirëpo, ka shumë gjasa që pesha e humbur t'ju kthehet pas një kohe të caktuar. Nuk ka fakte se detoksimi do ta mbajë peshën e humbur paraprakisht. Për sa i përket detoksimit - zakonisht është mëlçia ajo që përkujdeset për një gjë të tillë. Për një ndryshim afatgjatë të peshës më mirë është të konsumoni ushqim të shëndetshëm: pemë, perime, drithëra, prodhime të qumështit me pak yndyrë, peshk, mish pule pa lëkurë si dhe yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit.

02 nga 03ÇFARË MUND TË KONSUMONI E ÇFARË JO?

Në këtë dietë, në dhjetë ditët e para lejohet të konsumoni: ujë të njelmët, limonadë dhe çaj të bimëve për tretje. Gjatë kësaj kohe nuk konsumoni asnjë lloj të ushqimit të fortë, si dhe nuk konsumoni alkool. Pas dhjetë ditësh, gradualisht mund të shtoni ushqim, por vetëm në sasi të vogla, duke filluar nga lëngjet dhe supat e më pas pemë dhe perime të papërpunuara. Më pas konsumoni një sasi të vogël të mishit pa prodhime të qumështit.

03 nga 03DIETA ËSHTË E VËSHTIRË DHE E LODHSHME

Me siguri se do të jeni të uritur në një dietë kaq rigoroze si kjo. Autorët përmendin se duhet pritur simptomat, siç janë dëshira për ushqim, lodhja, mërzia si dhe dhimbjet e kokës. Udhëzimet e dietës duhet t'i përcillni saktë ose nuk do të ketë dobi. Për dietë nevojiten pak përbërës, ndërsa që përgatitja është e shpejtë. Pijen mund ta bëni paraprakisht dhe ta lini në frigorifer. Gjellët e gatshme dhe ushqimi i shpejtë nuk këshillohen gjatë dietës. Autorët thonë se nuk ka nevojë për ushtrime. Këtë dietë mund ta aplikojnë edhe vegjetarianët. Sugjerohet ushqimi me pak kalori. Mund ta zëvendësoni ujin e njelmët me çaj pastrues të bimëve. Gluteni në dhjetë ditët e para nuk sugjerohet në këtë dietë.

VËREJTJE:

Ju kemi shpalosur mendimet e disa shkencëtarëve për të ashtuquajturën 'dietën me limonadë', me epërsitë dhe mangësitë e saj, por pa receta të sakta se kur, çfarë dhe sa duhet të konsumoni. Sa më saktë ta aplikoni këtë dietë dhe çfarë duhet të konsumoni e çfarë jo - duhet ta gjeni në libër apo në ndonjë uebsajt. Ju këshillojmë që para se të filloni me aplikimin e kësaj diete së pari të këshilloheni me mjekun. Pjesërisht duhet pasur kujdes, sepse mund ta rrezikoni shëndetin tuaj.

Komentet

Të Ngjajshme