
Ndonjëherë dinamika e jetës bënë që të dëshironi që të mos bëni asgjë pasi që ndjeni se nuk keni kohë mjaftueshëm për t`i kryer gjërat dhe për të qenë e saktë në kohë.
Mirëpo blogeria, Svetlana Pokrevskaya, ka krijuar një listë e cila do ta ndryshonte jetën e juaja brenda një muaji dhe do të iu bënte që të ndjeheni mirë me vetën.
Këto janë hapat:
Java e parë: Pastrojeni mendjen tuaj dhe trupin:
1.Zgjohuni herët, rreth orës gjashtë të mëngjesit, sepse kështu do të keni më shumë kohë që t`i bëni gjërat.
2.Ushqehuni më mirë sepse kështu do të rrisni energjinë e juaja.
3.Bëni sport sepse nëse keni një trup të shëndetshëm keni edhe një shpirt të shëndetshëm.
Java e dytë : Mbajeni nën kontroll jetën e juaj private
1.Pastroni hapësirat e juaja personale dhe vendosni çdo gjë në vend.
2.Përmbushni detyrimet e juaja, vizitoni njerëzit që tashmë e një kohë dëshironi t`i vizitoni dhe mos i lini gjërat për herë tjetër.
3.Klasifikojeni jetën tuaj personale, duke u larguar nga njerëzit që nuk iu bëjnë të ndjeheni mirë.
Java e tretë: Planet, qëllimet, ëndrrat
1.Shkruani diku planet që i keni (duke përfshirë edhe pagesat e taksave që do t`i paguani javën e ardhshme).
2.Dëgjoni ëndrrat më të pa arritshme që mendoni që i keni dhe kushtoni vëmendje atyre.
3.Planifikoni gjërat në baza ditore.
Java e katërt: Zgjerojeni horizontin tuaj
1.Mundohuni të jetoni më ndryshe.
2.Dilni nga zona juaj komforte.
3.Merrni ndonjë pushim.