Qysh Me - YouTube ka një version "Dark Mode". Qysh me aktivizu atë? 
Kyçu

YouTube ka një version "Dark Mode". Qysh me aktivizu atë?

Valon Badivuku Valon Badivuku | YouTube | 07 June 2017 | 18:09

YouTube e ka nje version tjeter te quajtur "Dark Mode" ose versioni i errët, version i cili të jepë një ndjesi më kinematografike. Kjo veçori eshte e mundshme vetëm përmes shfletuesit Google Chrome dhe këkrohet që të keni njohuri bazike të zhvilluesit (Web Developer).

Sido që të jetë, vetëm ndiqni hapat në vazhdim dhe do të mund të shijoni atë për me pak se 1 minut.

Hapi 1: Kontollojeni versionin e shfletuesit

Sigurohuni qe jeni duke perdorur versionin më të ri te Google Chrome, për momentin është versioni 57 ose më të ri.

Hapi 2: Kyçuni ne YouTube

Hapeni shfletuesin Chrome, navigoni tek YouTube, kycuni ne llogarinë tuaj.

Hapi 3: Hapeni Developer Tools

Pasi që të jeni ne shfletuesin tuaj chrome ju duhet të hapni Developer Tools panelin, mundesia e parë ështe duke shtypur tastin Command+Ooption+l ne MAC, ose CTRL+Shift+lb ne Windows.

Hapi 4: Zgjidheni tab-in Console

Në panelin e hapur, siç splegohet hapin 3, duhet të keni në anën e majtë një dritare ku e zgjidhni tabin e quajtur Console

Hapi 5: Shtojeni kodin e meposhtem

Vetem kopjojeni rreshtin e kodit ne vazhdim dhe shtojeni: document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=fPQ4jCL6EiE" mandej shtypeni tastin Enter.

Image

Hapi 6: Mbylleni dritaren dhe freskojeni

Mbylleni dritaren Developer Tools dhe mandej rifreskojeni faqen YouTube, ctrl+5 ne windows, ose CMD+R ne MAC

Hapi 7: Aktivizojeni Dark Mode-in

Klikoni ne Ikonden e profitit tuaj, ne anen e Djatht ku do te shihni nje meny me te zgjeruar se zakonisht, perfshire edhe butonin per Dark Mode, Klikoni ne Activate Dark Mode te qe te aktivizohet.

Fatekeqesisht, ju duhet te riaktivizoni Dark Mode cdo here qe e resetoni Chrome, Shpresojmeqe Google do te beje permanente kete veçori e cila per momentin eshte ne modin eksperimental.

Komente nga autori: Nese per cfardo arsye nuk ju funksionin dicka, te lutem shkruaje ne seksionin e komenteve dhe ma trego problemin, ne cilin hap ke ngecur dhe do te ndihmoj sa me shpejte qe mundem.

Komentet

Të Ngjajshme