Vera e kuqe ndihmon Kujtesën

Vera e kuqe duket se ka kapacitete që mbajnë larg sëmundjen e Alzhaimerit, pasi ka një veti mbrojtëse, e cila ndikon pozitivisht te truri. Ky fakt del nga një studim i shkencëtarëve dhe ekspertëve nga universiteti “Xhorxhtaun”, në të cilin kishin marrë pjesë disa pacientë, të cilët kishin vërejtur shenjat e para të humbjes së kujtesës.

Ky studim kishte zgjatur për një vit rresht. Ndër studimet e fundit lidhur me vetitë e verës janë përmendur disa dobi, e disa prej atyre dobive janë edhe ndikimi i verës së kuqe kundër plakjes, pastaj kundër diabetit, lloji 2, kancerit e po ashtu edhe kundër mbipeshës. “Shumica e studimit u bazua te kafshët me doza që e kalojnë më shumë se një gotë verë. Nga këtu lindi edhe ideja për të vlerësuar efektin e verës së kuqe, gjithsesi për verifikimin e saktë të saj mbi kujtesën na duhet edhe pak kohë”, shpreh studiuesi Skot Tërner. /koha.net/

Qysh me përgaditë milkshake me lëng portokalli?

Qysh me e pastru mëlqinë?