Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me u kurorëzu në Republikën e Kosovës? 
Kyçu

Qysh me u kurorëzu në Republikën e Kosovës?

Qysh Me Qysh Me | Vendore | 21 March 2018 | 09:05

Pas ahengut eventual të martesës ju duhet të mirreni edhe me punë administrative që t'a zyrtarizoni martesën. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim në Republikën e Kosovës është si vijon:

1. Ekstraktet e lindjes për dy palët e interesuara për kurorëzim (origjinal);

2. Certifikatat e statusit martesor për dy palët (origjinal) ;

3. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);

4. Prania e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;

5. Nëse palët kane qene te shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose Aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;

6. Nëse bashkëshorti i ndonjë nga palëve ka vdekur: certifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm;

7. Nëse njëra nga palët është jo-madhorë: Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;

8. Pagesa e taksës 15 Eur për kurorëzimet brenda lokaleve të Komunës;

9. Për kërkesa të kurorëzimit jashtë lokaleve të Komunës taksa është 100 Eur.

Komentet

Të Ngjajshme