Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me u kurorëzu me shtetas të huaj? 
Kyçu

Qysh me u kurorëzu me shtetas të huaj?

Qysh Me Qysh Me | Vendore | 03 February 2018 | 09:52

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim me shtetas të huaj në Republikën e Kosovës është si vijon:

1. Certifikatat e lindjes për dy palët (origjinal); Për shtetasin e huaj nevojitet certifikata e lindjes; Për shtetasin Kosovarë nevojitet ekstrakti i lindjes;

2. Vërtetimet mbi statusin martesor për dy palët (origjinal);

3. Pasaportat ose letërnjoftimet për dy palët (fotokopje);

4. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje);

5. Kontrata e kapacitetit martesor;

6. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);

7. Nëse njëra nga palët është jo-madhorë: Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;

8. Nëse palët kane qene te shkurorëzuar: Aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose Aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;

9. Nëse bashkëshorti i ndonjë nga palëve ka vdekur: Certifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm;

10. Pagesa e taksës 1 Eur

Komentet

Të Ngjajshme