Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me llogaritë tatimin në paga? 
Kyçu

Qysh me llogaritë tatimin në paga?

Qysh Me Qysh Me | Vendore | 28 March 2018 | 13:13

Normat e reja të Tatimit në Paga, janë si në vijim :

  • 0 deri 80=0%
  • 80 deri 250=4%
  • 250deri 450=8% dhe mbi
  • 450=10%

Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme:

01 nga 02Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%.

370×5%=18.50€ - Kontributi i punëdhënësit
370×5%=18.50€ - Kontributi i punëtorit

Paga e tatueshme në këtë rast është 351.50€

02 nga 02Tash e llogarisim tatimin për çdo prag të pagës.

0-80=80€ x 0%=0€
80-250€=170€x4%=6.8€
250-351.50€=101.50€x8%=8.12€

Totali i tatimit është 14.92€

Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari.

Burimi: ATK - Administrata Tatimore e Kosovës

Komentet

Të Ngjajshme