Vaji i ullirit mbron eshtrat

Sipas shkencëtarëve, ushqimi mesdhetar i pasur me vaj ulliri, pas një periudhe të caktuar kohore mund të ndihmojë në mbrojtjen e eshtrave. Mjafton që vetëm dy vjet rresht të ushqeheni ngjashëm sikur edhe spanjollët apo italianët, të cilët në tryezën e tyre e përdorin vetëm vajin e ullirit, në krahasim me disa yndyra më pak të shëndetshme.

Në këtë mënyrë, derisa plakeni dhe në moshën e shtyrë, sipas ekspertëve, ndikoni në forcimin e eshtrave. Ushqimi mesdhetar konsiderohet si mënyrë klasike e të ushqyerit midis banorëve të Evropës Jugore, megjithëse gjithnjë e më pak banorë të këtyre viseve i përmbahen një mënyre të tillë të ushqimit mesdhetar. Mendohet se vaji i ullirit e përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron nga kanceri, e kjo përfshin ushqimet, si pemë dhe perime, mish peshku, arra, drithëra dhe yndyra të shëndetshme. Në hulumtimin më të ri theksohet se vaji i ullirit nxit krijimin e substancave që ndërlidhen me shëndetin e boshtit kurrizor. /zeri.info/

Qysh me përgaditë sallatë pranvere?

Qysh me përgaditë sallatë me mish pule?