Qysh Me - Vendet që nuk duhet vizituar 
Kyçu

Vendet që nuk duhet vizituar

Arbona Draga Arbona Draga | Udhetime | 08 November 2016 | 07:08
  • Norilsk (Rusi) – Norilsku u krijua në vitin 1935 si një gulag në Siberi. Për ata që jetojnë ende atje, jeta nuk mund të bëhej më e keqe. Qyteti është seli e kompleksit më të madh të fonderive në botë. Çdo vit, në ajër lirohen mbi katër milion tonë plumb, nikel, arsenik, zink dhe përbërje të tjera shumë helmuese.
     
  • Sukinda (Indi) – Kromi jovalent është një metal i rëndë, i përdorur për prodhimin e çelikut të paoksidueshëm dhe për ngjyrosjen e lëkurëve, por në të njëjtën kohë ai është kancerogjen nëse përthithet apo gëlltitet. 60% e ujit të pijshëm të qytetit përmban dy herë më shumë krom se standarti i lejuar.
     
  • Tianying (Kinë) – Një qytet industrial, si shumë tyë tjerë në Kinë, por ky vend prodhon më shumë se gjysmën e plumbit në vend. Për shkak të teknologjisë së vjetëruar dhe mungesës së rregullave, shumë metale toksike përfundojnë në tokën dhe në ujrat përreth Tianyingut.
     
  • Dzerzhinsk (Rusi) – Potuajse 300 mijë tonelata mbetjesh kimike kanë lejuar qytetin që të fitojë rekordin aspak të lakmueshëm të kësaj discipline në Librin e Rekordeve Guinness. Disa prej materjaleve kimike klasifikokohen si jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Komentet

Të Ngjajshme