Qysh Me - Qysh me u përgaditë për vikend jashtë vendit? 
Kyçu

Qysh me u përgaditë për vikend jashtë vendit?

Arbona Draga Arbona Draga | Udhetime | 03 March 2017 | 07:08

Nëse keni vendosur të dilni jashtë vendit për vikend, atëherë është shumë e përshtatshme të përgaditeni më herët, për shkak të kohës së shkurtër që do të mund të kaloni atje.

  • Nëse akomodimi nuk është i zgjedhur e konfirmuar, atëherë vikendi juaj mund të ju shkoj huq duke u munduar të gjeni vendin e duhur.
Image

Konfirmoni vendin ku do të qëndroni si dhe fluturimin tuaj një natë para se të niseni.

  • Nëse planfikoni më herët se qfarë do të bëni gjatë ditës, atëherë sigurisht do ta keni më të lehtë të dini se sa palë dhe se qfarë rroba ju nevojiten të keni me vete.
Image
  • Paketoni një natë më parë të gjitha gjërat që do ti merrni me vete.
Image

Këtu përfshihen mbushësi i celularit, furca me pastë të dhëmbëve, letra për toalet si dhe makeup.

Udhetim të kënshëm :)

Komentet

Të Ngjajshme