Qysh Me - Muzetë më të bukura në botë? 
Kyçu

Muzetë më të bukura në botë?

Arbona Draga Arbona Draga | Udhetime | 03 June 2017 | 07:08

Eshte e veshtire te krijosh nje liste me muzete me te bukur ne bote sepse secili ka bukurine dhe te vecantat e veta. Ja disa me mbreselenesit:

Muzeu i Louvre-it ne Paris

  • Ky muze është i mrekullueshëm.
  • Me rreth 10 milion vizitore ne vit Louvre-i është muzeu me i vizituar ne bote.
  • Objektet me te famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj.

Muzeu Ermitage ne Shen Petersburg

  • Ky muze është një vepër arti me vete, i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja.
  • Për me tepër muzeu Ermitage është dhe një prej muzeve me te mëdhenj ne bote, i ndodhur ne zemër te një prej qyteteve me te bukur.
  • Janë pothuajse 60.000 objekte te ekspozuara ne rreth 1000 salla, ndërkohë qe rreth 3 milion te tjerë ruhen neper magazina.

Muzeu Te Papa i Wellington-it (Zelande e Re)

  • Nuk është muzeu me i vizituar ne bote, as me i famshmi, por atje ndodhen shume vepra arti.
  • I përuruar ne vitin 1998, muzeu Te Papa i dedikohet kulturës te Zelandës se Re si dhe historisë te natyrës.

Muzeu Guggenheim i Bilbao-s

  • Ky muze ka hapur dyert e tij ne vitin 1997.
  • Ndërtesa, e cila është projektuar nga arkitekti Frank Gerhy, është shume e veçante.
  • Muze i artit modern dhe bashkëkohor, Guggenheim-i përmban edhe skulpturat gjigande te Richard Serra-s, qenin gjigant te veshur me lule te Jeff Koons-it, etj.

Muzeu i Artit Modern ne Nju Jork (MoMA)

  • Nuk mund te rrime pa përmendur edhe muzeun e Artit Modern te Nju Jorkut (MoMA).
  • E ndërtuar ne zemër te Manhattan-it ne vitin 1929, ky muze është rikonstruktuar ne vitet 2002 dhe 2004.
  • Atje mund te gjejmë piktura te Pablo Picasso-s, Van Gogh-ut, Paul Cezane-it, etj.

Muzeu Tate Modern ne Londer

  • Ky muze është ndërtuar ne një central elektrik te shkatërruar.
  • Duke qene njëherazi artistik dhe urban, muzeu është mbresëlënës për nga arkitektura.
  • Objekte artistike qe ai përmban janë nder me te bukurat ne bote.

Komentet

Të Ngjajshme