Turshi me Domate Jeshile

Perberesit:

  • 3 kg domate jeshile
  • 1/2 selino
  • 300 gr ullinj te zinj pa berthame(nqs doni)
  • 3-4 thelpij hudhra
  • 1 tufe koper
  • 6 speca te vegjel te kuq,ose 3 te medha
  • 150 gr kripe e trashe
  • vaj ulliri
  • 4 vazo qelqi 250 gramshe

Gatimi:

I presim domatet ne feta dhe i veme ne nje ene (jo alumin). Shtojme selinin ne copa,hudhren ne feta dhe specat ne copa te medha. Hedhim kripen,perzjejme mire e i leme 24 ore, duke e tundur enen shpesh.
Pas 24 oresh, i shtrydhim domatet me dore dhe i veme ne nje ene ku shtojme dhe ullinjte(po te doni). E ndajme masen neper vazo qelqi te streilizuara mire ,duke lene 1mm poshte grykes. Hedhim dhe vaj ulliri siper dhe mbyllim kapaket,duke i lene vazot dhe 1 dite te clodhen. Me pas kontrollojme nivelin e vajit neper vazot. Nqs eshte ulur,shtojme dhe ca tjeter qe te mbulohen domatet. I kullojme dhe ruhen per 1 muaj.
Shenim: Po ti doni pikante mund te zevendesoni nje pjese te specave me djegese.

Tranguj Turshi

Lakër Turshi