Tortë

Se di për juve, ama për mua personalisht e diela është ditë ideale për me gatu, me qëllu të dielen mbasdite në shpi, edhe mos me pas shumë njerz andej, është gati se e pamundur mos me pas tortë në  mendje.

Image

Dje përveç që u plotësojshin kto dy kushte torta ishte prezente edhe n’mendjet e tjerve kshtu që une pavarsisht a dashta a jo, u morra me çokollatë edhe krem. Normalisht, përtesa ime avullon n’sinkroni me avujt që dalin prej enës ku është tu u shkri çokollata, kshtu që u deshtën veç 3 minuta që unë me harru që pata me msu atë kohë!

Image

Frymëzimi ksaj radhe erdh prej përbërsve ktu nìforografi, vëmendje te lajthitë, vijnë prej oborrit tonë, janë të freskëta të papërpunara dhe tërësisht biologjike.

IMAG5015Përfitimi në rastin e përdorimit të këtyre lajthive është se nuk i shtoj yndyrëra kur i pjekë, mjafton me i vendos për disa minuta në tigan osë në furrë pa iu shtu asgjë, sepse do t’i përdor për tortë dhe shija do të kombinohet pastaj me përbërësit tjerë. Nuk është e nevojshme të kenë karakter sa lajthitë që perdoren në një sallatë p.sh., n’atë rast kishim mund të përdorim erëza dhe vajra edhe gjatë pjekjes. Gjithsesi duhet pasur kujdes nëse i pjek në tigan, të rrotullohen shpesh sepse skuqen dhe digjen shumë shpejt. Gjatë pjekjes ato duhet të forcohen por, është një vijë e qartë që bënë dallimin midis lajthive të djegura dhe lajthive të sapo pjekura, të parat nuk do t’i dëshironit brenda një torteje.

Pandishpanja!

IMAG5021

Para se me m’akuzu për fjalë të huazuara, kjo është në fakt fjala internacionale për petë torteje origjina e fjalës besoj se është “pane di Spagna”-bukë e Spanjës.

-Me lajthitë, çokollata është padyshim e përfshirë, nuk mund të përdor një pandishpanjë vetëm me vezë dhe sheqer, detyrimisht do t’ketë kakao ose çokollatë ose dyjat bashk, por së fundi kam zbuluar edhe një tjetër mënyrë për ta përfshirë edhe kafen “fshehuarzi” në këto ëmbëlsira. Kështu përveç përbërësve tjerë brenda saj është edhe një filxhan i madh me kafe espresso; rezultati është ni pandishpanjë që mundet me qenë edhe tortë në vete, shumë e shijshme, e butë por jo e ndylltë! Por e meta e sajë është se s’është edhe e lehtë për t’u menagjuar pastaj, sepse lehtë shkapërderdhet.

 IMAG5037  -Më herët paradite kur isha n’dyqan m’ranë n’sy disa shegë *__* besomëni nuk janë shumë të shpeshta në një shitore periferike si kjo që kemi afër shtëpisë, kshtu që i morra edhe pse s’e dija se kur do t’i përdorë. Vendi ju gjet shpejt, do të shëndërroheshin në salcë bashk me vishnje.
IMAG5033

Doja të përdorja tri lloje kremërash për ta mbushur/lyer tortën, kremën Ganache, një kremë të thjeshtë me panna dhe sheqer, si dhe salcën prej vishnjeve dhe shegëve.

IMAG5040Salca e vendosur n’mes petëve përveç që e thekson ndarjen midis shtresave të që sipas mendimit tim është ajo çka kërkohet kur bëjmë një tortë me shtresa, i jep krejt tjetër kuptim tortës, ajo gjithashtu e then edhe shijen duke qenë e ngjashme me reçelin bën kontrast me pjesën e pandishpanjës. Për më tepër kjo salcë është shumë e thjeshtë për ta përgatitur, përdorë vishnje (n’rastin tim të ngrira) dhe kokrra shege, per t’i ëmbëlsuar u shton edhe sheqer (sa me pak aq më mirë), pak lëng limoni dhe esencë vanilleje. Krejt kto bashk i zien për disa minuta derisa frutat të marrin përbërje më të dendur, nëse është e nevojshme mund t’i shtoni pak nisheste ashtu që të dendësohet më shpejtë. Është aq e shijshme sa unë po mendohem t’a bejë edhe një porcion tjetër për bukën në tost nesër në mëngjes.

Kësaj radhe ja se ku përfundoj salca bashkë me lajthitë dhe kremën panna:
IMAG5049

Kështu si është vetëm po fillon të duket si një tortë, mbetet të vendoset sipër edhe pjesa tjetër e pandishpanjës dhe të lyhet me kremin nga çokollata (Ganache).

IMAG5052
Normalisht do t’kishte qëndruar për disa orë në frigorifer para se të filloj të konsumohet, por askush s’kishte durimin e kërkuar, kështu që shpejt e shpejt edhe fotografitë e fundit para se të fillojë të hargjohet:

IMAG5060

IMAG5102-001

IMAG5061

IMAG5058

IMAG5071

IMAG5083-001

Shpresoj t’kemë dhënë mjaft informacione që të mund t’a gatuani edhe ju këtë tortë, për çdo rast ju ftoj ta shfrytëzoni sektorin e komenteve këtu poshtë. Do të mundohem t’ju pergjigjem shpejt 🙂

Receta e pandispanjës

Përbërësit:

  • 250 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 50 gr kakao pluhur
  • 1 pako pluhur për pjekurina
  • 130 ml vaj
  • 100 ml qumësht
  • 2 filxhana kafe paraprakisht të përgatitur

Udhëzime:

I bënë bashkë fillimisht përbërësit e thatë  pastaj i shton edhe përbërësit e mbetur, duke i përzier mirë derisa të fitohet një masë homogjene. Këshillohet që në tepsinë ku do të piqet torta të vendoset fillimisht një letër pjekjeje për ta bërë më të lehtë zhvendosjen e petës.

  • tinaaaaaaaaaaa

    ju lutem a ka mundesi te me tregoni nje recet per embelsire qe nuk ka shume sende sepse nuk dua nj torte te komplikuar nj te thjeshte

Qysh me përgaditë tortë me lajthi?

Qysh me përgaditë tortë me reçel?