Tortë Shahu

Torte Shahu

Përbërësit për shtresen e verdhë:
3 ve
4 lugë sheqer
4 lugë uje të ftohet
4 lugë vaj
5 lugë miell
½ pluhur paste (pecivë)
Përbërësit për shtresen e errët:
3 ve
4 lugë sheqer
4 lugë ujë të ftohët
4 lugë vaj
3 lugë miell
2 lugë kakao
½ pluhur paste
Kremi:
300 ml qumësht+100 ml
1 puding vanile
3 lugë sheqer
1 qese shllag krem

Përgatitja:
Përzihen të bardhat e vezës me sheqer dhe pastaj shtohet uji i ftohët pastaj të verdhat e vezës duke e përzier gradualisht. Pastaj shtohen vaji, mielli i përzier me pecivë. Kjo masë piqet në tepsi katrore të mbuluar me letër për pjekje në temperaturë 200 gradë për 20 min.

Njësoj veprohet edhe me shtresen tjetër të errët dhe kur të piqen të gjitha dhe të ftohen ndahen në shirita nga 3 cm secili dhe renditen në një kallëp katrorë, një shirit i verdhë një me kakao. Pasi të renditen shtresa e parë me nga një shirit dhe të formohet një shtresë e tërë atëherë lyhet me kremin e përgaditur ku pudingu zihet si zakonisht dhe shllagu gjithashtu tretet me një gotë të vogël qumësht dhe pasi të trashet dhe atëherë luhet një shtresë me shllag dhe pastaj një shtesë me puding dhe pastaj vazhdohet me renditjen e shtresave tjera konta (përmbi të verdhën shkon e kafta e përmbi të kaften shkon e verdha)dhe pasi të jenë mbaruar shiritat lyhet edhe me pjesën tjetër të shllagut dhe kremit dhe lyhet edhe nga jashtë dhe lihet të ftohet dhe pastaj kur të pritet për shërbim duket si nje tabllo shahu.

Qysh me përgaditë gurabi me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?