Qysh Me - Qysh me liru hapësirë në iPhone apo iPad? 
Kyçu

Qysh me liru hapësirë në iPhone apo iPad?

Korab Osmanaj Korab Osmanaj | Teknologji | 15 June 2017 | 00:28

Nëse keni iPhone apo iPad me hapësirë 16GB gjasat janë të mëdha që keni problem me mungesë të hapësirës. Dhe këtë problem në shumicën e rasteve e shkaktojnë fotografitë dhe videot që i kemi në pajisjet tona. Por, ekziston një zgjidhje e këtij problemi që është Google Photos.

Hapi 1:
Shkarkojeni Google Photos në App Store.

Image
App Store
 
 
Hapi 2:

Pasi të instalohet hapeni dhe krijoni llogari në Google apo kyçuni direkt nëse veç keni.

Image
Kycuni me Google llogarinë që e keni

 

Hapi 3:
Gjatë procesit zgjedheni opsionin Back up & sync.

Image
Aktivizojeni opsionin Back up & sync

 

Hapi 4:
Lidhuni në Wifi që ky proces të përshpejtohet, pasi që për shkak të volumit të madh për herë të parë mund të vonohet ngarkimi.

Hapi 5:
Fshini fotografitë që i keni në pajisje, por së pari këtë duhet t'a bëni përmes Google Photos duke e zgjedhë opsionin Free up space.

Image
Fshini fotografitë duke e prekur opsionin Delete.

Hapi 6:
Tash duhet fshirë fotografitë dhe videot edhe në aplikacionin Photos.

- Hapeni Photos aplikacionin.
- Hyni te "Albums" dhe zgjedheni "Recently Deleted."
- Prekni "Select" në këndin e djathtë lartë.
- Prekni "Delete All."

Kjo është një procedurë e gjatë por që duhet bërë në fillim. Pastaj kohë pas kohe këtë procedurë e bëni vetëm nga Hapi 5 dhe poshtë.

Komentet

Të Ngjajshme