Qysh Me - Qysh me i konvertu numrat e mobilit me kodin e ri +383? 
Kyçu

Qysh me i konvertu numrat e mobilit me kodin e ri +383?

Korab Osmanaj Korab Osmanaj | Teknologji | 11 June 2017 | 07:01

Tani shqetësimi i të gjithë shfrytëzuesve është si t’i konvertojnë numrat e telefonit të kontakteve nga +377, +386, +381 në prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383.

Ata, të cilët i kanë me qindra e mijëra kontakte, ky konvertim paraqet një sfidë, të mundimshme, manuale, për përditësimin e kontakteve.

Zgjidhjen kësaj sfidë, e ka trajtuar studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Bujar Dervishaj, me aplikacioni e tij “ +383” në kuadër të temës së tij baçelorit me titull “Zhvillimi i aplikacionit në platformën Android për konvertimin e kontakteve sipas kodit të ri telefonik të Kosovës”. Aplikacioni është zhvilluar në platformën Android, dhe ka këto veti:

  1. Bënë një kopje të të gjitha kontakteve (backup),
  2. Konverton prefikset +377, +381, +386 dhe iu shton kodeve te operatoreve 044, 045, 049, 043 nëse nuk e kanë edhe prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383,
  3. Konfirmon përditësimin e kontakteve.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga ky link në DropBox - www.dropbox.com

Komentet

Të Ngjajshme