Qysh Me - Qysh me fitu para nga Ethereum Mining? 
Kyçu

Qysh me fitu para nga Ethereum Mining?

Enver H. Enver H. | Teknologji | 16 June 2017 | 21:17

Kohëve të fundit në Kosovë është shfaqur trendi i “mining” për kryptovaluta (cryptocurrency) të ndryshme, dhe sipas gojëdhënave më e popullarizuar për mining në Kosovë duket të jetë Ethereum (ETH). Arsyeja e këtij trendi është padyshim rritja masive e vlerës së Ethereumit për një kohë shumë të shkurtër në botën e kryptovalutave.

Image

Vlera e 1 Ethereumi e shprehur në dollarë me datën 1 Janar 2017 ishte 1 ETH = $8.24
Vlera e 1 Ethereumi e shprehur në dollarë sot me datën 25 Maj 2017 është 1 ETH = $204.50
Rritja që ka pësuar Ethereumi gjatë vitit 2017 e llogaritur në përqindje është 2371%

Mining (shq. Mihja) e Ethereumit për momentin është goxha profitabile për startups dhe investitorë me buxhet të lartë. Për entuziast të kryptovalutave, në këtë artikull do të tregojm se qysh me ndërtu një Ethereum mining rig me 6 GPU (Graphics Processing Unit/Kartela Grafike).

Më poshtë do t’i listojm të gjitha pjesët harduerike që nevojiten për t’a ndërtuar një Ethereum mining rig me 6 GPU. Procesi i ndërtimit të rig-ut është i njejtë me ndërtimin e një kompjuteri, por në këtë rast në vend të 2 kartelave grafike (GPU), do të vendosni 6 GPU për t’a rritur fuqinë e mining/mihjes.

 

1 – Motherboard / Pllaka amë & Procesori (371€)
 

Pjesa e parë harduerike që nevojitet për ndërdtimin e rig-ut është motherboard-i (shq. pllaka amë). Motherboard-i duhet të jetë i përshtatshëm për 6 GPU (shq. kartela grafike). Është shumë e rëndësishme që procesori të jetë kompatibil me motherboard, si dhe kombinimi i këtyre dyjave të përkrahë punën e 6 GPU (kartelave grafike) në të njejtën kohë.

Kombinimi më i përshtatshëm i motherboard-it dhe procesorit është Asrock H81 Pro BTC Motherboard (315€) dhe procesori Intel Celeron G1840 Processor (56€).

Image


Përveç kombinimit të mësipërm, mund të përdorni edhe kombinime tjera të pllakave amë me procesora. Këto janë disa kombinime tjera funksionale për 6 GPU:

 

2 – PSU – Power Supply Unit (315€)

Power supply shërben për furnizimin me energji elektrike të komponenteve të rig-ut. Përzgjedhja e power supply bëhet pas llogaritjes së konsumit të energjisë elektrike të të gjitha pajisjeve harduerike. Nëse një GPU konsumon energji elektrike 135 Watt, atëhere 135 x 6 GPU = 810 Watt. Pjesët tjera të gjitha së bashku konsumojnë rreth 290 Watt. Prandaj 810 Watt + 290 Watt = 1100 Watt, rrjedhimisht një power supply me fuqi 1200 Watt mjafton.

Përveç fuqisë, efiçienca e power supply është e rëndësishme për të zvogëluar koston e shpenzimit të energjisë elektrike për kohë afatgjate. Sipas efiçiencës, këto klasifikohen në bronz, silver, gold, dhe platinum. Zgjedhja më e mirë për nga efiçienca është platinum, më saktësisht Corsair AXi Series, AX1200i, 1200 Watt (1200W), Fully Modular Digital Power Supply, 80+ Platinum Certified.

Image
 
 

3 – RAM Memoria (30€)

Për mining/mihje nuk nevojitet RAM memorie me kapacitet të madh, mjaftojnë 4GB DDR3 me 1600 MHz. Si opcion i volitshëm është Kingston Value RAM 4GB 1600MHz.

 

Image
 
 

4 – Hard Disku (55€)

Hard Disku nevojitet për instalimin e sistemit operativ që shërben për mining/mihje. Preferohet të jetë Solid State Drive për shkak të shpejtësisë, dhe ky është më i përshtatshëm: SanDisk SSD PLUS 120GB.

Image
 

 

5 – Kartelat Grafike x 6 GPU (6 x 320€)

Varësisht nga fuqia e mining/mihjes dhe efiçienca e kartelave grafike, mund t’iu sugjerojmë disa prej tyre:

AMD Radeon Rx 580 (6 x 320€)  – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 135 Watt të energjisë elektrike. Për nga fuqia dhe efiçienca për momentin është një prej GPU-ve më të përshtatshme për mining/mihje, por kushton më shtrenjtë se verzionet më të vjetra të llojit të vet. 

Image
 

Sapphire Radeon Rx 480 (380€) – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 27 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 150 Watt të energjisë elektrike.

Image
 

Sapphire Radeon Rx 470 (220€) – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 140 Watt të energjisë elektrike.

Image
 

 

6 – USB Riser kablla x 6 (6 x 10€)

Për t’i lidhur kartelat grafike me pllakën amë nevojiten 6 kablla të llojit USB riser: GPU Riser Adapter – Ethereum Mining ETH.

 

Image
 

 

7 – Mining Rig (Korniza prej druri/metali per vendosjen e pajisjeve) (20€)

 

Korniza nevojitet për vendosjen e pajisjeve, është konstrukt i thjeshtë që mund t’a ndërtoni vetë nga druri apo metali.

Image

 

8 – Instalimi i sitemit operativ për mining Eth OS

Sistemi operativ që përdoret për mining/mihje të Ethereum quhet ETH OS. Ky është sistem 64-bit i bazuar në sistemin operativ Linux dhe mund të përdoret edhe për mining të kryptovalutave tjera si Zcash, Monero, dhe shume kryptovaluta tjera që mund të mihen duke përdorur kartela grafike. Sitemin operativ Eth OS mund ta shkarkoni falas nga këtu: http://ethosdistro.com/

Image
 

Si pajisje shtesë që nuk janë përmendur më sipër por që janë domosdoshmërisht të nevojshme janë mausi, tastiera, dhe ekrani/monitori për instalimin dhe startimin e sistemit operativ.

Totali i shpenzimeve me pajisjet ideale të cekura më lartë sipas çmimeve në tregun europian është si vijon*:

1 – Motherboard / Pllaka amë & Procesori (371€)
2 – PSU – Power Supply Unit (315€)
3 – RAM Memoria (30€)
4 – Hard Disku (55€)
5 – Kartelat Grafike x 6 GPU (6 x 320€)
6 – USB Riser kablla x 6 (6 x 10€)
7 – Mining Rig (20€)
———————————————-
Totali = 2771€

*Vini re se ky çmim ndryshon varësisht nga përzgjedhja e komponenteve si dhe çmimet e tyre në treg.

 

Llogaritja e fitimit eventual

Me fuqinë e mihjes prej 29 MH/s të një kartele grafike, rig-u i ndërtuar do të ketë 6 x 29 MH/s = 174 MH/s.

Shpenzimet e energjisë elektrike bazuar në të gjitha komponentet, dhe sipas përzgjedhjes së power supply janë 1200 Watt.
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rreth 0.07 €/KWh.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, mund ta bëjmë llogaritjen e fitimit eventual:

Image
 

Vini re: Llogaritja e fitimit eventual mund të ndryshoj varësisht nga vështirësia e mihjes dhe çmimi i kryptovalutes në treg në momentin e llogaritjes. Për llogaritje më të sakta mund të klikoni këtu.

Komentet

Të Ngjajshme